Projektet

A Balkan Tale

Duke u bazuar në të dhënat e kohëve të fundit, sipas të cilave trashëgimia kulturore e Periudhës Osmane në vendet e Ballkanit është në rrezik, dhe që konfliktet etnike e fetare vazhdojnë të kërcënojnë rajonin, projekti “A Balkan Tale” (Një legjendë Ballkanase), kishte për qëllim të stimuloj debatin publik përreth historisë së Ballkanit, të promovojë ndjenjën e historisë së përbashkët të bazuar në fe dhe bashkëekzistencë etnike, si dhe të kontribuojë për aksesin publik edhe për ruajtjen e trashëgimisë kulturore. Projekti ishte një projekt mediatik, në thelb të të cilit qëndronte një ekspozitë me 50 fotografi të monumenteve mylsimane, të krishtera e hebre në Ballkan, të realizuara nga pesë fotografë fitues çmimesh nga Athina, Beogradi, Prizreni, Shkupi e Tirana.

Aktivitetet dhe të arriturat
Në kuadër të projektit “A Balkan Tale”, është bërë organizimi i ekspozitës në Athinë, Selanik, Shkup, Prizren, Tiranë dhe Beograd. Përveç hapjes së ekspozitës në këto vende të rajonit, EC Ma Ndryshe e ka dërguar ekspozitën edhe në Prishtinë e Mitrovicë. Poashtu, është realizuar edhe filmi dokumentar, programe edukative, ekskursione historike si dhe konkurs fotografish me pjesëmarrjen e nxënësve të shkollave e të rriturve. Ky projekt u përkrah financiarisht nga Komisioni Evropian, u realizua në pesë shtete të Evropës Juglindore, ndërsa bartës i tij ishte Goethe Institut, zyra në Athinë.