Projektet

Zhvillimi rajonal përmes turizmit kulturor në Prizren

Projekti do të implementohet në komunën e Prizrenit, me një shtrirjetë përzgjedhur edhe në komunat tjera të rajonit (Dragash, Rahovec,Mamushë, Malishevë dhe Suharekë). Objektivi i përgjithshëm i projektitështë t’i mbështesë përpjekjet për zhvillim ekonomik lokal dhe rajonalnë Rajonin Ekonomik Jug duke strukturuar dhe pasuruar ofertën kulturoreturistike të rajonit nëpërmjet produkteve dhe shërbimeve të reja dheunike.

Objektivat specifike të projektit:

  • Të mbështesë komunën e Prizrenit në strukturimin dhe pasurimin e ofertëssë saj turistike për përmirësimin e kapaciteteve për pranimin/akomodimin e një numri më të madh të turistëve,
  • Të prezantojë produkte dhe shërbime të reja informative turistike të cilat mbulojnë të gjashtë komunat e Rajonit Ekonomik Jug,
  • Të identifikojë dhe të promovojë potencialin e turizmit kulturor tëRajonit Ekonomik Jug bazuar në trashëgiminë kulturore, ngjarjetkulturore, bukuritë natyrore, kuzhinën vendase dhe shërbimeve përkatëse,
  • Të forcojë bashkëpunimin e operatorëve dhe aktorëve përkatës të turizmitnë inicimin e veprimeve të reja të përbashkëta që do të promovoninpotencialin turistik të Rajonit Ekonomik Jug,
  • Të mbështesëgjenerimin e punësimit përmes përfshirjes së bizneseve të vogla nëofrimin e shërbimeve turistike në gjashtë komunat e Rajonit EkonomikJug.


Me këtë projekt do të realizohen aktivitetet e mëposhtme:

  • Doracaku i veprimeve
  • Konferenca e lançimit.
  • Aktiviteti i takimit të akterëve
  • Inventarizimi i vendeve të trashëgimisë kulturore
  • Hartimi i teksteve historiografike të vendeve të trashëgimisë
  • Prodhimi i guidave/pakove
  • Përkthimi i produkteve
  • Katalogu i Jugut
  • Guidat turistike elektronike (Ciceroni)
  •  Hapja e Info Pikës Turistike
  • Shërbimi i transportit për turistët