Projektet

Trashëgimia kulturore, shtyllë qendrore e zhvillimit të qëndrueshëm lokal dhe rajonal në Prizren

Objektivi i përgjithshëm i projektit është të vlerësoj trashëgiminë kulturore dhe të shfrytëzojë potencialin e saj për zhvillim të qëndrueshëm të rajonit të Prizrenit. Objektivat specifike të projektit përfshijnë: a) Mobilizimin e komunitetit të trashëgimisë kulturore dhe të angazhoj ata në mënyrë efektive në mbrojtjen dhe promovimin e saj, b) Të lehtësojë dialogun në mes të shoqërisë civile (dhe komunitetit në përgjithësi) dhe qeverisë lokale në shfrytëzimin e trashëgimisë kulturore për qëllime zhvillimore, c) Të promovojë qasje të integruar të ruajtjes së trashëgimisë kulturore si një metodologji efektive për zhvillimin lokal, d) Të nxisë ndjenjën e pronësisë dhe përgjegjësisë përmes veprimeve lokale të trashëgimisë kulturore, e) Të ngrit ndërgjegjësimin e publikut për rëndësinë e trashëgimisë kulturore, dhe f) Të dokumentojë vlerat e trashëgimisë kulturore të rajonit, si një mjet më të mirë të prezantimit dhe promovimit të këtij potenciali.

Aktivitetet

  •     Përgatitja, asistimi dhe pjesëmarrja në takimet e Grupeve Punuese Ndër-Komunale dhe Rajonale,
  •     Mobilizimi i komunitetit të trashëgimisë kulturore, si dhe komunitetit në përgjithësi nëpërmjet vullnetarëve,
  •     Grumbullimi, analizimi dhe klasifikimi i të dhënave për zhvillimin e një Plani Rajonal të Trashëgimisë Kulturore si the Planit komunal të veprimit në përputhje me planin rajonal,
  •     Identifikimi i tri veprimeve të mundshme lokale që do të dorzohen në vitin 2014 me synim të promovimit të trashëgimisë kulturore
  •     Krijimi i Kalendarit të Trashëgimisë Kulturore 2014 për rajonin e Prizrenit,
  •     Asistimi në konkursin për logo të identitetit vizual të ofertës kulturore dhe trashëgimisë kulturore të rajonit,
  •     Organizimi i vizitave në terren për nxënës dhe grupet e komunitetit, për t\'i familjarizuar ata me vlerat dhe potencialin e trashëgimisë kulturore
  •     Ofrimi i mbështetjes logjistike për studentët gjatë aktiviteteve adaptuese në terren,
  •     Organizimi i ekspozitave në shkolla në mënyrë që të rinjtë të angazhohen aktivisht në promovimin e trashëgimisë kulturore,
  •     Asistimi në  fushatën e grumbullimit të storieve.  


Pas krijimit të databazës rajonale të trashëgimisë kulturore (2013) dhe zbatimit të pilot veprimit HAJDE (2014), projekti ka hyrë në fazën kulmore dhe në fillim të vitit 2015 pritet prodhimi i Strategisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore. Gjatë vitit 2014, projekti ka vazhduar të ofrojë mundësi për komunitetin që të ndërveprojë me trashëgiminë kulturore në Prizren dhe qytetet e tjera të Kosovës. Aktiviteti qendror i projektit gjatë vitit ka qenë Java e Trashëgimisë Shpirtërore, e cila ka promovuar zejen e filigranit (punëltoria për të rinjtë) dhe ka sjellë praktika të trashëgimisë shpirtërore në hapësirën publike brenda Qendrës Historike. Projekti është pjesë e përpjekjeve të rregullta të organizatës për të integruar trashëgiminë kulturore në planifikimin zhvillimor të komunave të rajonit të Prizrenit.


Të arriturat kryesore të projektit gjatë vitit 2014 ishin:

  •     Realizimi i Javës së Trashëgimisë Shpirtërore në Prizren si përpjekje për t’i ruajtur dhe kultivuar praktikat shpirtërore të rajonit të Prizrenit,
  •     Vizita të rregullta për grupet e komunitetit për të ndërvepruar me praktikat shpirtërore të trashëgimisë kulturore në Prizren dhe qytetet e tjera të Kosovës,
  •     Konsolidimi i databazës së trashëgimisë kulturore të rajonit të Prizrenit si bazë kryesore e të dhënave mbi të cilën do të ndërtohet Strategjia rajonale e trashëgimisë kulturore.