Projektet

Rritja e pjesëmarrjes qytetare në hartimin dhe zbatimin e politikave kulturore në nivel lokal

Projekti kishte për qëllim të nxisë qeverinë lokale për të parë kulturën si burim strategjik të zhvillimit, si dhe të promovojë pjesëmarrjen qytetare në hartimin dhe zbatimin e politikave kulturore. Forumet e debatit, hulumtimet, fushata mediale, dokumentari dhe avokimi ishin mjetet kryesore të projektit për të promovuar sistemin e decentralizuar të menaxhimit të kulturës, prioritizimin e kulturës në politika publike, shfrytëzimin e potencialit kulturor për zhvillim lokal dhe përfshirjen aktive të komunitetit të kulturës në vendimmarrjen lokale. Poashtu, qëllimi i këtij projekti ishte nxitja e debatit shoqëror për t’i promovuar vlerat dhe përfitimet e  bashkëpunimit të strukturuar në mes të qeverisë lokale dhe shoqërisë civile përmes avokimit efektiv për më tepër pjesëmarrje qytetare në zhvillimin e politikave kulturore në qytetin e Prizrenit.

Aktivitetet kryesore

  •     Hulumtimi mbi potencialin e pjesëmarrjes qytetare në zhvillim të politikave kulturore në nivel lokal në Prizren,
  •     Seri debatesh mbi pjesëmarrjen qytetare në zhvillimin e politikave kulturore në nivel lokal për t’i diskutuar gjetjet e hulumtimit,
  • Publikimi mbi pjesëmarrjen qytetare në zhvillimin e politikave kulturore në nivel lokal, ku janë përfshirë rezultatet e hulumtimit, raportet e debateve dhe analiza politike
  • Dokumentari i shkurtër mbi kulturën dhe politikat kulturore në qytetin e Prizrenit.