Shqip
English
Për EC-in
Projektet
Publikimet
Programet
Lajmet
Donatorët
RRJETËZIMI
Konkurse
Projektet
Projektet aktuale
Iniciativat e tanishme
Projektet e kaluara
Projektet e kaluara
Lidhja e komunitetit me shërbyesit e drejtësisë
Projekti synon ndërlidhjen e qytetarëve me shërbyesit e drejtësisë përmes aktiviteteve të ndryshme në terren dhe për rritjen e vetëdijes, për të adresuar sa më mirë çështjet e sundimit të ligjit.
Aktivizmi Kulturor dhe Urban në Prizren
Projekti ka për qëllim të stimulojë debatin shoqëror për rolin e aktivizmit kulturor në transformimin urban të qytetit, duke u bazuar në parimet e qeverisjes demokratike.
Qyteti gjithëpërfshirës – Planifikimi me pjesëmarrje për zhvillim të qëndrueshëm urban në Prizren
Projekti tenton të artikulojë nevojat e grupeve të komunitetit dhe t’i përkthejë ato në plane të zbatueshme urbane të komunës së Prizrenit.
Planifikimi dhe Zhvillimi Urban
Qëllimi kryesor i ligjëratave në tri module në kuadër të Shkollës për Integrime Evropiane është ngritja e nivelit të njohurisë tek pjesëmarrësit në çështjet dhe praktikat europiane lidhur me planifikimin dhe zhvillimin urban.
Urbanism Watch
Qëllimi i projektit është të zbatojë Planin e Veprimit për trashëgimi kulturore dhe planifikim urban për të siguruar qasje strategjike dhe reaktive të EC Ma Ndryshe ndaj të gjeturave dhe rekomandimeve të Raportit të Progresit.
Indeksi i Reformës dhe Transparencës Komunale
Projekti synon përmirësimin e praktikave të transparencës në komunat e Kosovës nëpërmes një vlerësimi të përhershëm dhe mjeteve të avokimit (indeksi).
Zhvillimi rajonal përmes turizmit kulturor në Prizren
Projekti ka për qëllim që t’i mbështesë përpjekjet për zhvillim ekonomik lokal dhe rajonal në Rajonin Ekonomik Jug duke strukturuar dhe pasuruar ofertën kulturore turistike të rajonit nëpërmjet produkteve dhe shërbimeve të reja dhe unike.
Rritja e pjesëmarrjes në vendimmarrje përmes mediave sociale në Prizren dhe Gjilan
Projekti i mediave sociale është përpjekje për ti inkurajuar të rinjtë e qytetit të Prizrenit dhe Gjilanit për pjesëmarrje në proceset e vendimmarjes lokale dhe përmes qasjes inovative dhe edukative, si dhe për tju lehtësuar atyre të kuptuarit sa më mirë të të drejtave dhe përgjegjësive qytetare.
Aktivizmi Kulturor dhe Urban në Prizren
Projekti ka për qëllim të stimulojë debatin shoqëror për rolin e aktivizmit kulturor në transformimin urban të qytetit, duke u bazuar në parimet e qeverisjes demokratike.
Trashëgimia kulturore, shtyllë qendrore e zhvillimit të qëndrueshëm lokal dhe rajonal në Prizren
Objektivi i përgjithshëm i projektit është të vlerësoj trashëgiminë kulturore dhe të shfrytëzojë potencialin e saj për zhvillim të qëndrueshëm të rajonit të Prizrenit.
Rritja e pjesëmarrjes qytetare në hartimin dhe zbatimin e politikave kulturore në nivel lokal
Projekti kishte për qëllim të nxisë qeverinë lokale për të parë kulturën si burim strategjik të zhvillimit, si dhe të promovojë pjesëmarrjen qytetare në hartimin dhe zbatimin e politikave kulturore.
Pakot Turistike
Qëllimi i këtij produkti është tërheqja e turistëve (nga jashtë dhe nga qytetet e tjera të Kosovës) përmes krijimit të mundësive për të kaluar kohë cilësore dhe informative në Prizren.
A Balkan Tale
Duke u bazuar në të dhënat e kohëve të fundit, sipas të cilave trashëgimia kulturore e Periudhës Osmane në vendet e Ballkanit është në rrezik, dhe që konfliktet etnike e fetare vazhdojnë të kërcënojnë rajonin, projekti A Balkan Tale (Një legjendë Ballkanase), kishte për qëllim të stimuloj debatin publik përreth historisë së Ballkanit, të promovojë ndjenjën e historisë së përbashkët të bazuar në fe dhe bashkëekzistencë etnike, si dhe të kontribuojë për aksesin publik edhe për ruajtjen e trashëgimisë kulturore.