AktRural (RuralAct) – aktivizmi i të rinjve në zonat rurale të Kosovës
Projekti synon të kontribuojë në zbutjen e niveleve të përjashtimit social të të rinjve në zonat rurale duke rritur mundësitë e angazhimit të tyre në nisma të aktivizmit, vullnetarizëm dhe aktivitete jashtë kurrikulare.
Objektivat
- Mbi 150 të rinj dhe të reja të zonave rurale të aftësuar dhe bartës ose pjesë e nismave të aktivizmit në nivel të komunitetit ku ata jetojnë,
- Mbi 50 nisma të aktivizmit në zona rurale kanë përmirësuar cilësinë e jetës së komunitetit përmes adresimit të nevojave specifike të banorëve,
- Mijëra të rinj të angazhuar në realizimin e nismave të aktivizmit dhe qindra prej tyre pjesë e grupeve të reja të komunitetit (ose grupeve ekzistuese),
- Mbi 20 grupe të reja të komunitetit të themeluara dhe mbi 20 grupe ekzsituese të komunitetit të përkrahura për t’i shërbyer më mirë komunitetit,
- Mundësi të rritura për angazhim të të rinjve në zonat rurale në nisma të aktivizmit, vullnetarizëm, aktivitete jashtë kurrikulare,
- Dialog i përmirësuar (dhe i strukturuar) mes grupeve të komunitetit dhe vendimmarrësve për
- adresim më efektiv të nevojave të komunitetit,
- Partneritete të zhvilluara mes grupeve të komunitetit në zona të ndryshme rurale kanë adresuar
- çështje të ndieshme sociale dhe kulturore, përfshi barazinë gjinore dhe pajtimin mes popujve (bashkëjetesën).