Lajmet

Forumi 5 i Shkollës për aftësimin e të rinjve për aktivizëm në komunitet

16 tetor 2019

Në qytetin e Prishtinës është mbajtur një tryezë informuese e \"Shkollës për aftësimin e të rinjve për aktivizëm në komunitet V\" organizuar nga EC Ma Ndryshe në kuadër të projektit \"AktRural (RuralAct) - aktivizmi i të rinjve në zonat rurale\".


Para pjesëmarrësve është prezantuar një përmbledhje e iniciativave, disa prej të cilave tashmë veçse kanë filluar të realizohen. Për pjesëmarrësit e shkollës janë shpërndarë edhe certifikatat e pjesëmarrjes.

Aktiviteti është financuar nga projekti \"Përkrahja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë, financuar nga Qeveria e Dukatit të madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).\"