Lajmet

Takim konsultativ me banorë të lagjes Lakuriq

05 shtator 2019Është mbajtur takimi konsultativ me banorët e lagjes Lakuriq ku është prezantuar draft dizajni i tri hapësirave publike të identifikuara në këtë lagje, me theks të veçantë në parkun që do të ndërtohet afër KEDS-it. Banorët në përgjithësi u pajtuan me propozimin e dizajnit ku edhe patën rastin të shprehin komentet e sygjerimet e tyre. Sygjerimet shtesë të dakorduara do të merren parasysh në draftin përfundimtar të projektit.

Ky aktivitet është vazhdimësi e punëtorisë Minecraft ku fillimisht u identifikuan problemet që kanë këto hapësira publike dhe pastaj të gjithë së bashku e në veçanti fëmijët punuan në  modele 3D të propozimeve për zgjidhjet e mundshme të çështjeve të ngritura.

Projekti rePUBLIC SPACES zbatohet nga EC Ma Ndryshe dhe Komuna e Prizrenit përderisa financohet nga UN-HABITAT dhe Komuna e Prizrenit. Objektivi i përgjithshëm i projektit është promovimi i hapësirave publike të sigurta, gjithëpërfshirëse dhe të qasshme në Prizren nëpërmjet dialogut të politikave, projekteve të hartuara dhe të demonstruara nga komuniteti, të cilat synojnë përmirësimin e jetesës së banorëve dhe komuniteteve të pafavorizuara. Projekti do të përmbyllet me investime kapitale në hapësira publike të bazuara në projektet e hartuara me komunitet.