Lajmet

Marrëveshje e re bashkëpunimi për mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore

19 dhjetor 2018

Drejtori ynë i financave Admir Istrefi, në emër të EC Ma Ndryshe ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit me UNDP Kosovo për projektin e ri të organizatës që është vazhdimësi e përpjekjeve tona për mbrojtjen dhe promovimin e trashegimisë kulturore. Në mënyrë specifike, projekti synon të ofrojë një model të qëndrueshëm të aftësimit profesional për të siguruar vazhdimësinë e zejes tradicionale të filigranit, duke krijuar në të njëjtën kohë mundësi punësimi për gratë dhe të rinjtë e rajonit të Prizrenit. Ditëve në vijim do të publikojmë detaje të tjera rreth projektit, përfshi mënyrat se si të interesuarit mund të bëhen pjesë dhe të përfitojnë nga aktivitetet.