Lajmet

Vazhdon java e dytë e Modulit 1 të Shkollës së Aktivizmit Urban

22 prill 2018

Ka vazhduar java e dytë e Modulit 1 të Shkollës së Aktivizmit Urban gjatë së cilës të rinjtë pjesëmarrës të shkollës janë njoftuar lidhur me bazën teorike dhe shembuj praktikë të aktivizmit. Temat e ligjëratave të mbuluara gjatë javës së dytë ishin: ‘’Arti si Shprehje e Aktivizmit’’ nga Fitore Isufi-Koja, ‘’Qyteti Gjithëpërfshirës’’ nga Modest Gashi dhe ‘’Pjesëmarrja e Qytetarëve në Planifikimin e Qytetit’’ nga Fisnik Minci. Në kuadër të punës praktike, ka vazhduar puna në grupe lidhur me konceptimin e 6 iniciativave qytetare të cilat do të realizohen gjatë Modulit 2 të ShAU. Fushëveprimet e punës së të rinjve të ndarë në grupe dhe të monitoruar nga mentorët profesionistë janë: arti në hapësirat publike, mbrojtja e trashëgimisë kulturore, hapësirat publike dhe personat me aftësi të kufizuara, Lumbardhi – hapësirë për të gjithë, hapësirat publike përreth shkollave dhe intervenimet urbane në Prizren.