Lajmet

Vizioni i të rinjve për hapësirën publike

18 prill 2018

 EC Ma Ndryshe ka organizuar punëtorinë “Vizioni i të rinjve për hapësirat publike gjelbëruese të qendrës sportive Sezai Surroi në Prizren”. Punëtoria ka pasur për qëllim që të rinjve t’u krijojë mundësinë të shprehin vizionin e tyre për qytetin, duke i bërë kështu pjesëmarrës në procesin e planifikimit urban. Kjo punëtori u realizua në bashkëpunim me nxënësit e Gjimnazit “Loyola” dhe nxënësve nga Gjermania të cilët gjinden në një vizitë studimore në Kosovë. Këta të fundit në bashkëpunim me nxënësit nga Kosova kanë dhënë propozimet e tyre duke kombinuar praktikat që aplikohen në shtetin gjerman në krijimin e hapësirave publike të përshtatshme për të gjitha kategoritë e komunitetit.

 

Në vitin 2015, pikërisht për hapësirën përballë këtij parku është realizuar një vizionim për shndërrimin e kësaj pjese në një hapësirë të gjelbërt në shërbim të komunitetit meqenëse bëhet fjalë për një zonë të dendur banimi me mungesë të hapësirave të gjelbra dhe rekreative. Për më shumë këtu.