Lajmet

Vazhdon tejkalimi i lejeve ndërtimore në Qendrën Historike të Prizrenit

17 nëntor 2017

Praktika e mos respektimit të pëlqimeve të autoriteteve të trashëgimisë kulturore gjatë aktiviteteve ndërtimore në Qendrën Historike të Prizrenit po vazhdon. Sipas zyrtarëve të Qendrës Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Prizren, rasti i fundit i kësaj natyre po ndodh në objektin përballë Xhamisë së Sinan Pashës.

Zyrtarët e QRTK-së thonë se për objektin në fjalë nga organet kompetente është lëshuar leja për renovim të brendshëm dhe për rregullimin e kulmit, por se kjo leje nuk po respektohet gjatë kryerjes së punimeve. Gjithashtu pohojnë se 3 here brenda 2 javëve QRTK ka lajmëruar inspektoratin e Komunës së Prizrenit dhe se ky organ nuk ka reaguar lidhur me këtë rast. Lexo komunikatën.