Lajmet

Institucionet konfirmojnë barrierat për PAK-të, zotohen për eliminimin e tyre

26 janar 2017

EC Ma Ndryshe dhe OPDMK të enjten kanë organizuar konferencën “Një qytet pa pengesa”, me ç’rast është diskutuar për barrierat e shumta me të cilat përballen Personat me Aftësi të Kufizuara në përditshmërinë e tyre në Prizren, por  edhe komunat e rajonit.  

Në kuadër të diskutimeve është theksuar se Personat me Aftësi të Kufizuar në Kosovë në përgjithësi, dhe në Prizren në veçanti, përballen me diskriminimin shumëdimensional në baza ditore, pasi sfidat në qasjen në objekte e transport publik, shëndetësi, arsim, punësim, etj. për këtë komunitet paraqesin pengesë në drejtim të gëzimit të drejtave të garantuara kushtetuese e ligjore, dhe rrjedhimisht të kenë mundësi të barabarta. Lexo komunikatën.