Lajmet

Dy muaj pas vdekjes tragjike të Xheneta Gashit, as aktakuzë as dorëheqje

06 gusht 2016

Dy muaj pas vdekjes tragjike të trevjeçares Xheneta Gashi në rrugën “Marin Barleti” në Prizren, institucionet e pushteteve të ndryshme janë treguar të vakëta në trajtimin e këtij rasti, që ngërthen në vete llogaridhënien para publikut, por pikë së pari ndjekjen penale për papërgjegjësi.

Gjatë kësaj periudhe ishte raportuar se Prokuroria Themelore e Prizrenit ishte në pritje të kallëzimit penal nga hetuesit policorë, ndërkohë që nuk ka pas njoftime publike nga Prokurori i Shtetit se Prokuroria në Prizren ka ngritur ndonjë aktakuzë lidhur me këtë rast.  Lexo reagimin