Lajmet

U shënua Java e Distrofisë Muskulare

04 qershor 2016Me qëllim të sjelljes së sfidave të personave me distrofi muskulare në vëmendjen e shoqërisë në tërësi dhe institucioneve të shtetit në veçanti të premten dhe të shtunën në Prizren është shënuar “Java e Distrofisë Muskulare”.   

Programi i “Javës së Distrofisë Muskulare” përmbante aktivitete sensibilizuese, të realizuara në formë të aktivizmit kulturor në hapësirën publike, duke synuar adresimin e çështjeve me të cilat ballafaqohe personat me nevoja të veçanta në baza ditore.

Aktivitetet në kuadër të “Javës së Distrofisë Distrofisë” sivjet u organizuan nga Organizata e Personave me Distrofi Muskulare të Kosovës dhe u përkrahën financiarisht nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Një pjesë e aktiviteteve të Javës së Distrofisë u organizua në bashkëpunim me EC Ma Ndryshe, në kuadër të projektit “Prizreni, qytet pa pengesa”, që përkrahet financiarisht nga USAID nga programi E4E dhe mbikëqyret nga ATRC.