Lajmet

Neglizhenca institucionale po e shkatërron lokalitetin arkeologjik

22 janar 2016

Lokaliteti arkeologjik i zbuluar vitin e kaluar në Sheshin e Lidhjes në Prizren rrezikohet si rezultat i neglizhencës institucionale. Pas muajve të tërë që ka mbetur i hapur si dhe nënshtrimit ndaj kushteve të jashtme, sidomos motit të ftohtë të këtyre ditëve, ka ardhur deri te shpërthimi i gypave të ujit, duke mbuluar kështu pjesë të caktuara të lokalitetit. Uji që ka mbuluar pjesë të caktuara të lokalitetit mund të rrezikojë në masë të madhe qëndrueshmërinë e strukturave të gjetura.


Ftojmë institucionet përgjegjëse që urgjentisht të ndërmarrin veprime për sanimin e dëmit të shkaktuar nga rrjedha e ujit, si dhe të ofrojnë mbrojtje fizike lokalitetit për të parandaluar raste të këtilla në të ardhmen. Po ashtu, në kohën më të shkurtër duhet të fillojë trajtimi profesional i lokalitetit konform legjislacionit dhe praktikave të mira për mbrojtjen e trashëgimisë arkeologjike.