Lajmet

Kuvendet e Komunave fqinje të Prizrenit me shkelje ligjore

25 nëntor 2015

Kuvendet e Komunave fqinje të Prizrenit gjatë këtij viti në raste të caktuara kanë marrë vendime që nuk janë në përputhje me legjislacionin në fuqi. Në bazë të vlerësimeve të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal del se në KK-në e Suharekës, atë të Malishevës dhe të Rahovecit janë evidentuar nga një shkelje ligjore, derisa në ata të Mamushës, Dragashit e Shtërpcës nuk janë identifikuar raste të këtilla.    


Sipas informatave të marra nga MAPL-i, KK-ja e Malishevës edhe pse e ka pranuar shkresën nga kjo ministri, aktin e vet nuk e ka harmonizuar sipas kërkesës së ministrisë në fjalë, por e ka rikonfirmuar vendimin e miratuar më parë. Ndërsa KK-ja e Suharekës ende nuk e ka kthyer në rishqyrtim shkeljen e bërë, derisa KK-ja e Rahovecit ende ka kohë që ta rishqyrtoj vendimin e jashtëligjshëm. Lexo komunikatën.