Lajmet

Trashëgimia dhe Komunitetet - Përvoja e PDKK

27 maj 2015Sot është zhvilluar dita e parë e konferencës ‘’Trashëgimia dhe Komunitetet – përvoja e PDKK) , e cila shënon finalizimin e projektit të përbashkët të
Bashkimit Evropian e Këshillit të Evropës, "Mbështetje për Promovimin e Diversitetit Kulturor (PDKK)".  Ky projekt gjatë më shumë se pesë viteve ka synuar angazhimin aktiv të shoqërisë të të gjitha niveleve në inkurajimin e ruajtes dhe promovimit të vlerave të trashëgimisë kulturore dhe shfrytëzimit të tyre për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

Ky projekt poashtu ka kontribuar në lidhshmërinë e konceptit të ‘’trashëgimisë së përbashkët’’ me të drejtat e njeriut dhe ofrimin e një kontributi origjinal në rritjen e kualitetit të jetës dhe mjedisit jetësor.

Konferenca është hapur me fjalët përshëndetëse nga përfaqësues të Këshillit të Evropës, zyrës së Bashkimit Evropian dhe Departamentit të Trashëgimisë Kulturore të MKRS, për të vijuar me sesionin e diskutimeve dhe ecjen e komunitetit në lokalitetet e trashëgimisë, me theks të potencimit të rëndësisë së aspektit social me trashëgiminë kultorore.

Konferenca përmbyllet nesër në aktivitetin qendror në Prishtinë ku përmes prezentimeve  dhe diskutimeve do të kremtohen të arriturat e këtij projekti, duke ftuar të gjitha palët e përfshira deri më tani që të bëjnë përcjelljen e praktikave të mira të këtij projekti edhe në të ardhmen.

EC Ma Ndryshe si organizatë bashkëpunuese e këtij projekti për Rajonin Jug, do të jetë bartëse e Programit për Trashëgimi dhe Diversitet, si mekanizëm i lindur nga puna e progamit "Mbështetje për Promovimin e Diversitetit Kulturor (PDKK)".