Për organizatën

Për Organizatën

Organizata jo-qeveritare “Emancipimi Civil Ma Ndryshe” u themelua në mars të vitit 2006. EC angazhohet për qytetari aktive në formësimin e ambientit jetësor duke nxitur organizim të mirëfilltë të komunitetit, demokratizim të institucioneve dhe pasurim të jetës kulturore në qendrat kryesore të Kosovës, me fokus në Prizren dhe Prishtinë me vizionin e krijimit të qytetit funksional që qeveriset nga të gjithë.  Ndërsa vlerat të cilat e udhëheqin punën e organizatës janë: paanshmëria, aktivizmi, orientimi drejt rezultateve dhe komuniteti bazë e veprimit. EC Ma Ndryshe është ndër themelueset dhe përfaqëson Kosovën në Rrjetin e Evropës Juglindore të organizatave që merren me trashëgimi kulturore – SEE Heritage Network. Gjithashtu, është themeluese e Forumit të Trashëgimisë Kulturore të Prizrenit, Rrjetit të Organizatave Kulturore të Prizrenit dhe Rrjetit të Organizatave të Pavarura të Kulturës në Kosovë – Forumi Kulturor. EC Ma Ndryshe, që nga themelimi më 2006 është duke ushtruar presion direkt ndaj qeverisë lokale të Prizrenit për t’i krijuar qasje shoqërisë civile dhe qytetarëve për bashkë vendimmarrje. Përveç pjesëmarrjes direkte në proceset e konsultimeve publike, EC Ma Ndryshe ka avokuar rregullisht për respektimin e obligimeve ligjore për konsultime publike, përfshirjen sa më të gjerë komunitare në konsultime publike dhe përfshirjen e shqetësimeve dhe kërkesave të komunitetit në dokumentet e politikave publike.

 

Projektet kryesore: Indeksi i Reformës dhe Transparencës Komunale; EC për Qytete Transparente dhe Gjithëpërfshirëse; Zhvillimi rajonal përmes turizmit kulturor në Prizren;  Planifikimi dhe Zhvillimi Urban; Aktivizmi Kulturor dhe Urban në Prizren (2014); Lidhja e komunitetit me shërbyesit e drejtësisë; Urbanism Watch - Urbanizmi i Prizrenit nën vëzhgim të përhershëm (2013 – 2015); Pjesëmarrja qytetare përmes medias sociale në Prizren dhe Gjilan (2013 – 2014); Qyteti gjithëpërfshirës – planifikimi me pjesëmarrje për zhvillim të qëndrueshëm urban në Prizren (2013 – 2015); Trashëgimia kulturore, shtyllë qendrore për zhvillim të qëndrueshëm lokal dhe rajonal në Prizren (2013 – 2014); Vullnetarët e Kulturës (2012 – 2013); Pjesëmarrja qytetare në hartimin dhe zbatimin e politikave kulturore në komunën e Prizrenit (2012 – 2013); Transparenca online e komunës së Prizrenit, Mamushës dhe Prishtinës (2012 - 2014); Roli i shoqërisë civile në promovimin e trashëgimisë kulturore (projekt rajonal) 2011 – 2013; Një përrallë ballkanike, trashëgimia otomane në Ballkan (projekt rajonal) (2011 – 2013); Ngritja e vetëdijes kulturore tek të rinjtë përmes dokumentarëve (2010); Forcimi i veprimit qytetar për promovim dhe mbrojtje të trashëgimisë kulturore (2009); Platforma “Culture 2013” (2008 – 2009); Kampet e Restaurimit (2007, 2008 & 2009); Forumet e Hapura Qytetare (2007); Ditët e Trashëgimisë Evropiane në Kosovë (2006, 2007 & 2008); Zambaku i Prizrenit 2006.

 

Publikimet: Mbrojtja dhe promovimi i trashëgimisë kulturore (2015); Zhdukja e Gjurmëve – Qendrat historike të Kosovës (2015); Katalogu - Bukur dhe Gjelbër (2015); (Pa) drejtësia në ubanizmin e Prizrenit (2015); Plani Rajonal i Trashëgimisë për Rajonin Jug (2015); Urbanizmi si lexim i qytetit (2014); Qendra Historike e Prizrenit, Zonë e (Pa) Mbrojtur (2014); Ligjet nuk po e mbrojnë Qendrën Historike (2014); Udhëzues për Transparencën në Komuna (2014); Paraja publike si "paret e babës" (2014); Rinia dhe Transparenca: Përparim apo stagnim (2014); Qendra Historike e Prishtinës numëron ditët e fundit(2014); Planifikim Urban për qytetarët (2014); Kush mbikëqyr mbikëqyrësit – llogaridhënia e shoqërisë civile në Kosovë (2013); Rinia dhe Transparenca: Të përjashtuar apo të injoruar? (2013); Planifikimi Urban për Qytetarët (2013); Pjesëmarrja qytetare në hartimin e politikave kulturore në Prizren (2013); Prizreni “Qytet i kulturës” - film dokumentar (2013); Gabim pas gabimi – analizë mbi gabimet e panumërta dhe të vazhdueshme në trashëgimi kulturore (2013); Pesë analiza të projektit “Online Trasparency”; Një vit monitorim për më shumë transparencë; Degradimi Natyror dhe Urbanistik; Respektimi i ligjit në qeverisjen lokale; Qeverisja e mirë nuk është fjalë goje; Transparenca e qeverisjes lokale ne Prizren (2012 – 2013); Silent Balkan, film dokumentar i projektit “A Balkan Tale” (2012); Jeta kulturore në komunën e Prizrenit (në bashkëpunim me Teatrin ODA) (2010-2011); Prizreni në Retrovizorë, krahasim i fotografive të vjetra dhe të reja të Prizrenit (2009); Vullnetarizmi dhe Trashëgimia Kulturore (2009); Intervenimi me kosto të ultë (2009); Dokument Strategjik mbi Organizimin e Ditëve të Trashëgimisë Evropiane në Kosovë (2008); Trashëgimia Kulturore dhe Turizmi Kulturor në Prizren (2008); Hapësirat Kulturore në Kosovë (në bashkëpunim me Teatrin ODA) (2008).