Publikimet

Raporti i punëtorisë së vizionimit Parku i Prizrenitdhjetor, 2016Eliminimi i barrierave arkitektonike në qytet për të mundësuar lëvizjen e lirë të personave me aftësi të kufizuara, por edhe të komuniteteve të tjera që një moment të caktuar mund të kenë pamundësi për të lëvizur, është kushti themeltar i barazisë dhe demokracisë në një qytet.
HARTA E BARRIERAVE - Raporti finalnëntor, 2016Ky produkt/publikim u mundësua me përkrahjen bujare të popullit amerikan përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja është përgjegjësi e EC Ma Ndryshe dhe OPDMK dhe nuk pasqyron doemos pikëpamjet e USAID-it apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.
Si të projektohet për një qytet pa barrieranëntor, 2016Instruksione për hartimin e një manuali për projektim dhe planifikim pa barriera
Shkarko[ALB]
Udhëzim administrativ për kushtet teknike të objekteve ndërtimore për qasjen e personave me aftësi të kufizuaratetor, 2016Me këtë Udhëzim Administrativ rregullohen kushtet teknike dhe mënyra e sigurimit të qasjes së papenguar, lëvizjes, qëndrimit dhe punës së personave me aftësi të kufizuar dhe modernizimi i qasjes në objektet ndërtimore publike për destinim pune, banimi dhe banesor-afariste, si dhe kushtet dhe mënyra e përshtatshmërisë së thjeshtë të qasjes në objektin ndërtimor me destinim banimi dhe banesor-afarist.
Vizionimi i lagjes Jeta e Retetor, 2016Punëtoria e vizionimit "Vizioni për lagjen Jeta e Re" është zhvilluar në kuadër të projektit "Qyteti Gjithëpërfshirës", i cili tenton t'i artikulojë nevojat e grupeve të komunitetit dhe t’i përkthejë ato në plane të zbatueshme urbane të komunës së Prizrenit.
Numri i gjashtë i buletinit "Gjykatë e Hapur"shtator, 2016 Gjykata Themelore e Prizrenit ka publikuar numrin e gjashtë të buletinit informativ "Gjykatë e Hapur", i cili mbulon periudhën Qershor- Gusht 2016. Buletini është një dritare e transparensës së punës së Gjykatës Themelore të Prizrenit, që synon fuqizimin e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë në përgjithësi dhe në punën e Gjykatës në veçanti.
Prizreni, një qytet pa pengesagusht, 2016Projekti \"Prizreni, qytet pa pengesa\" zhvillohet në kuadër të Programit për Angazhim për Barazi, financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar - USAID dhe mbikqyret nga ATRC dhe implementohet nga EC Ma Ndryshe dhe OPDMK.
Numri i pestë i buletinit "Gjykatë e Hapur"korrik, 2016Gjykata Themelore e Prizrenit ka publikuar numrin e pestë të buletinit informativ "Gjykatë e Hapur", e cila mbulon periudhën Janar-Prill 2016. Publikimi i këtij numri të buletinit është edhe një hap drejt vazhdimit të hapjes së kësaj gjykate ndaj qytetarëve. Buletini është një dritare e transparensës së punës së Gjykatës Themelore të Prizrenit, që synon fuqizimin e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë në përgjithësi dhe në punën e Gjykatës në veçanti. Numri i tretë i Buletinit Informativ ''Gjykatë e Hapur '' është rezultat i bashkëpunimit mes Gjykatës Themelore të Prizrenit dhe OJQ EC Ma Ndryshe, në kuadër të iniciativës “Gjykatë e Hapur”.
Shkarko[ALB]
Sfidat e planifikimit dhe menaxhimit hapesinor ne komunamaj, 2016Ky botim është realizuar me përkrahjen e projektit Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e EC Ma Ndryshe dhe PRO-Planning dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i SCO-K-së dhe KCSF-së.
Shkarko[ALB][SRB]
Indeksi i Reformës së Transparencës Komunale 2015prill, 2016Indeksi është mekanizëm përmes të cilit synohet të maten indikatorët relevantë që dëshmojnë nivelin e transparencës së institucioneve të pushtetit lokal në Kosovë. Në këtë indeks, që është i pari i këtij lloji, janë përfshirë shtatë komuna të Kosovës, që njëherësh njihen edhe si qendra rajonale të vendit: Prishtina, Mitrovica, Peja, Prizreni, Ferizaj, Gjilani dhe Gjakova.
Shkarko[ALB][ENG]
Çka shkoi ters me anëtarësimin në UNESCO?prill, 2016Kjo analizë e shkurtër, synon t'i përgjigjet disa pyetjeve për atë se çfarë ndodhi në “rrugëtimin e parë të Kosovës” drejtë UNESCO-s, të tregojë se çka në të vërtetë shkoi keq, teksa ka për qëllim që duke identifkuar gabimet të propozohetqë të njëjtat mos të përsëriten më. Synon gjithashtu që të japë një propozim se çka do të mund të bëhej ndryshe, kurdo që Kosova vendos të ripërsëritë kandidimin për në këtë organizatë të rëndësishme botërore.
Shkarko[ALB][ENG]
Trashëgimia kulturore: një histori e patreguarmars, 2016Analiza “Trashëgimia kulturore: një histori e patreguar” synon t’i shqyrtojë tekstet mësimore të historisë për shkollat fillore dhe të mesme në Kosovë, të miratuara nga Ministria e Arsimit e Kosovës, për të parë se si prezentohet në to trashëgimia kulturore e Kosovës. Nga shqyrtimi i teksteve mësimore të historisë në Kosovë del se trashëgimia kulturore në këto tekste prezentohet në mënyrë tejet të kufizuar. Tekstet paraqesin kryesisht objekte/monumente të trashëgimisë kulturore dhe këto pothuajse kryekëput përmes fotografive
Milionat e Shpenzuara per Monumentet e Mbyllurashkurt, 2016Kjo analizë vlerëson ndikimet dhe përfitimet e intervenimeve disa milionëshe në monumentet e trashëgimisë kulturore në Prizren dhe në infrastrukturën në Qendrën Historike të qytetit.
Shkarko[ALB][ENG]