Nën dritat e atij - Meleke Muhameti
‘’Nën dritat e atij’’ prezenton Prizrenin e errët, në mungesë të ndriçimit të duhur publik. Rrugët lokale të errëta bëhen vend i dukurive kërcënuese, me theks në ngacmimet seksuale. Videoja ilustron pasigurinë në lëvizje të vajzave në Prizren, të cilat bëhen objekt i ngacmimeve, kur në errësirën që dominon, të vetmet drita që ndriçojnë janë ato të ardhura nga ngacmuesit-vozitësit e automjeteve. ‘’Nën dritat e atij’’ dëshmon se si rezultat i mungesës së ndriçimit publik, shumë vajza detyrohen të kufizojnë lëvizjet e tyre në mbrëmje, duke u izoluar kushtimisht pas perëndimit të diellit.