Nata nuk është e vajzave - Valmira Morina
‘’Nata nuk është e vajzave’’ bën prezentimin e një dukurie negative që prek gratë dhe vajzat e Prizrenit. Videoklipi prezenton një rrugëtim të zakonshëm të një vajze e cila privohet nga e drejta për të marr rrugën që të dërgon në Kalanë e qytetit, sepse ajo rrugë kushtimisht u takon vetëm burrave. Kështu ky tregim dëshmon për prezencën e dukurisë së ngacmimeve seksuale në hapësirat publike duke ngritur poashtu shqetësimin për faktin që këto hapësira vazhdojnë të jenë të dominuara nga burrat.