Mos ma kufizo aftësinë time - Ulpiana Gashi

‘’Mos ma kufizo aftësinë time’’ shpalos kufizimet me të cilat vazhdojnë të ballafaqohen Personat me Aftësi të Kufizuara në raport me institucionet dhe hapësirat publike. Duke qenë të kufizuar fizikisht, në pamundësi për të lëvizur lirshëm dhe për tu qasur në objektet publike, ata ndihen të diskriminuar dhe për më tepër ndryshe nga të tjerët. Ky videoklip bën thirrje për një qytet për të gjithë, ku barazia qytetare do të ishte ndër kushtet themelore. Tregimi mbi diskriminimin me të cilin PAK ballafaqohen çdo ditë përfundon me pamundësine e tyre për të shfrytëzuar transportin publik, edhe pse një gjë e tillë lehtësisht do të ishte e mundshme.

Rrjetëzimi