Monument i mbyllur - Fati Çeku
‘’Monument i mbyllur’’ vë në pah faktin se një numër i madh i monumenteve kulturore në Prizren vazhdojnë të jenë të mbyllura. Përkundër investimeve të shumta, qytetarët dhe vizitorët nuk arrijnë t'i përjetojnë vlerat që përmbajnë këto monumente. Kjo video e shkurtër ngre alarmin publik ndaj politikave të gabuara që ia mohojnë komunitetit të drejtën mbi trashëgiminë kulturore. "Monument i mbyllur" është thirrje për hapje, ruajtje, menaxhim adekuat dhe shfrytëzim të potencialit të këtyre aseteve. Mbi të gjitha është thirrje për të respektuar dhe kultivuar kujtesën kolektive të qytetarëve të Prizrenit.