Spatial Planning Transparency

Projekti synon hapjen e të gjitha dokumenteve të planifikimit hapësinor në komunën e Prizrnit, përfshirë edhe ato që ndërlidhen me dokumentet e trashëgimisë kulturore për Qendrën Historike të qytetit. Përmes krijimit të platformës online të planifikimit hapësinor të Prizrenit synohet përmbushja e obligimeve të Kartës për Hapjen e të Dhënave si pjesë integrale e Partneritetit për Qeverisje të Hapur, si dhe rritja e nivelit të llogaridhënies publike në njërin ndër sektorët më jotransparent dhe të përfolur për keqpërdorime në Kosovë. Hapja e të dhënave dhe dokumenteve të planifikimit hapësinor do të krijojë mundësi më të mëdha për mbikëqyrjen e punës së autoriteteve publike në raport me urbanizmit, lejet e ndërtimit, planifikimin zhvillimor dhe menaxhimin e trashëgimisë kulturore.

 

Objektivat

  • Krijimin e platformës online me të gjitha të dhënat dhe dokumentet e planifikimit hapësinor për komunën e Prizrenit,
  • Rritjen e transparencës së sektorit të planifikimit hapësinor në Prizren për të mundësuar mbikëyrje më të gjerë nga grupet e shoqërisë,
  • Krijimin e një modeli funksional të transparencës së planifikimit hapësinor që do të mund të shumëfishohet edhe në komunat tjera të Kosovës,
  • Ndërtimin e një sistemi të përhershëm të monitorimit të veprimeve të autoriteteve publike në raport me dhënien e lejeve të ndërtimit, me fokus në Qendrën Historike të qytetit.

Rrjetëzimi