Programet
Trekëndëshi konceptual që do të orientojë punën e organizatës ka këto elemente: 1. Gjithëpërfshirjen, 2. Qëndrueshmërinë, dhe 3. Dijen. Të njëjtat përbëjnë edhe strukturën programore të organizatës në periudhën e ardhshme pesë vjeçare (2020 – 2024):
Programi i Gjithëpërfshirjes është vazhdimësi e veprimeve tashmë të njohura të organizatës, por me në thellësi më të madhe profesionale dhe konceptuale. EC tani trajton angazhimin qytetar dhe pjesëmarrjen në vendimmarrje përtej nivelit utilitar politik. Qyteti, fshati apo çfarëdo hapësire tjetër (lokalitet banimi dhe jetese) është mbi të gjitha një e drejtë themelore dhe e pamohueshmë e banorëve. Programi do të fokusohet në zhvillimin e grupeve ekzistuese si dhe në formimin e grupeve të reja të komunitetit në nivele të ndryshme të komunave. Paralelisht me angazhimin për më tepër organizim komunitar, programi synon zhvillimin e mëtejmë të shkathtësive të grupeve për aktivizëm dhe avokim efektiv në raport me institucionet publike. Përfundimisht, programi do të vazhdojë të nxisë ndjenjës e përkatësisë së banorëve në raport me hapësirën publike, duke inicuar platforma të rezitencës qytetare kundër forcave të egra të tregut që rrezikojnë strukturën urbane, trashëgiminë kulturore, peisazhin natyror dhe vlerat e tjera të qyteteve dhe fshatrave të Kosovës.
EC ka publikuar dhjetëra raporte dhe analiza, rezultat i punës hulumtuese. Dija e prodhuar do të vazhdojë të përdoret për të fuqizuar argumentin avokues. Produktet e hulumtimit do të synojnë temat që mbulohen nga dy programet e para të organizatës. Pjesë e programit të dijes janë edhe shërbimet profesionale, të cilat synojnë të konsolidojnë bazën e qëndrueshmërisë financiare të organizatës. Në të njëjtën kohë, vëmendje e veçantë do t’i kushtohet zhvillimit të mëtejmë dhe të përhershëm të kapaciteteve të brendshme organizative, profesionale dhe vepruese.