Lajmet

Hulumtimi i hapësirave publike në Prizren

01 dhjetor 2020

Gjatë këtij viti EC Ma Ndryshe ka kryer hulumtimin e hapësirave publike në qytetin e Prizrenit. Nga gjithsejtë 76 hapësira publike të identifikuara gjysma e tyre gjenden në Qendrën Historike të Prizrenit.

Hulumtimi ka për qëllim të analizojë gjendjen ekzistuese të të gjitha hapësirave ku janë definuar kategoritë & funksionet e hapësirave publike, elementet & mobilaria urbane si dhe qasja dhe shfrytzueshmëria e tyre. Hulumtimi jep edhe konkluza e rekomandime se si këto hapësira do të mund të ngrisnin cilësinë dhe do të ishin më të shfrytëzueshme nga banorët e këtyre hapësirave por edhe vizitorët / turistët e shpeshtë që e frekuentojnë qytetin e Prizrenit. Në fund, si aneks, gjenden edhe analizat individuale në kartela të veçanta të kryera për të gjitha hapësirat publike të hulumtuara.

Hulumtimi dhe inforgrafika e plotë https://bit.ly/3mqO9tV