Lajmet

Planifikimi urban me pjesëmarrje

10 shtator 2019

EC Ma Ndryshe ka mbajtur trajnimin e gjashtë me nxënësit e shkollës “Luciano Motroni” me temën Planifikimi urban me pjesëmarrje. Prezent ishin 24 nxënës, 10 meshkuj dhe 14 femra dhe u udhëhoqën nga Flaka Xerxa Beqiri. Ky trajnim është dizajnuar me qëllim të njoftimit të nxënësve me çështjet aktuale mjedisore dhe alternativat për mbrojtjen e ambientit nëpërmjet mënyrave të ndryshme të aktivizmit, dhe përmes inkuadrimit të tyre në proceset e planifikimit hapësinor. Në këtë trajnim nxënësit patën rastin që të njoftohen me metodat e planifikimit me pjesëmarrje dhe kanë vazhduar me punën në grupe ku kanë bërë planifikimin e një intervenimi në një hapësirë të caktuar urbane. 

Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA).