Lajmet

Trajnim për profesorët e shkollës Luciano Motroni

09 shtator 2019

Disa mësimdhënës të fushave të shkencës së natyrës ishin pjesëmarrës në trajnimin e organizuar ku u njoftuan mbi metodologjitë e reja të mësimdhënies dhe inkorporimit të temës së mbrojtjes së mjedisit në lëndët e tyre mësimore.

Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA).