Lajmet

Rëndësia dhe përfitimet e Riciklimit të letrës

29 nëntor 2019

Sot është mbajtur ligjërata me temë “Rëndësia dhe përfitimet e Riciklimit” në tre shkolla të qytetit të Podujevës, në ShFMU”Enver Maloku”, “Naim Frashëri” dhe “Ibrahim Rugova”. Gjatë kësaj ligjërate nxënësit kanë fituar njohuri për komponentën e riciklimit në përgjithësi duke u fokusuar në riciklimin e letrës.

Të pranishëm kanë qenë kryetarët e secilës klasë, të cilët pas ligjëratës janë furnizuar me shporta në të cilat do të bëhet grumbullimi i letrës. Kjo ide ka dal nga nxënësit e Shkollës së Aktivizmit, Leart Durmishi dhe Agnesa Fazliu të cilët kanë kontaktuar edhe me Kompaninë Durmishi, kompani kjo e cila bën grumbullimin e letrës, të cilët tash e tutje do t’i mbledhin letrat edhe në këto tre shkolla.

Aktiviteti është financuar nga projekti "Përkrahja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë, financuar nga Qeveria e Dukatit të madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

 Gjeni fotografitë e aktivitetit këtu.