Lajmet

Furnizimi i shkollës ”Aleksandër Xhuvani” me Harta gjeografike dhe Sisteme periodike

23 tetor 2019

Nxënësja e Shkollës së Aktivizmit, Flora Halimi e ka shprehur si shqetësim mungesën e disa mjeteve shkollore në Gjimnazin “Aleksandër Xhuvani” në Komunën e Podujevës. Në klasa të këtij gjimnazi janë vendosur Sisteme Periodike, Harta Gjeografike, Harta Memece si dhe Glob. Kjo iniciativë ka pasur si qëllim furnizimin e këtyre nxënësve me këto pajisje duke i konsideruar ato si elemente bazike për zhvillimin e një procesi të rregullt mësimor në një gjimnaz.

Aktiviteti është financuar nga projekti \"Përkrahja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë, financuar nga Qeveria e Dukatit të madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).