Lajmet

Intervenim artistik në shkollën "Hivzi Sylejmani" Fushë Kosovë

25 tetor 2019

Nxënësja e Shkollës së Aktivizmit, Vesa Piskala ka ardhur me idenë e krijimit të një ambienti më kreativ në hapësirat e shkollës së saj. Idea konkretisht është realizuar përmes vendosjes së disa hapave të improvizuar në dysheme që të çojnë në drejtim të disa thënieve inspiruese të cilat janë vendosur në hollin e shkollës.

Aktiviteti është financuar nga projekti \"Përkrahja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë, financuar nga Qeveria e Dukatit të madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).