Lajmet

Për një kopsht pa mbeturina

14 nëntor 2019

Është realizuar iniciativa për vendosjen e shportave të mbeturinave në kopshtin e shkollës “Luciano Motroni” në Prizren. Klubi i Ambientit “Luciano Motroni” ka ardhur me idenë e vendosjes e këtyre shportave në kopshtin të cilin e ka realizuar EC paraprakisht. Qëllimi i këtij aktiviteti është ngritja e vetëdijes për rëndësinë e ambienteve të pastra dhe mbrojtjes së mjedisit. Prandaj edhe vendosja e këtyre shportave është një hap drejt kompletimit të kësaj hapësire dhe krijimit të një ambienti më ekologjik pa mbeturina.

Aktiviteti është realizuar në kuadër të thirrjes shkollore që EC ka hapur ku ka ftuar nxënësit e shkollës \"Luciano Motroni\" të aplikojnë me ide kreative për mbrojtjen e mjedisit nën konceptin EKO SHKOLLA.

Ky aktivitet është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA).