Lajmet

"Pishina e parregullsive" - Analizim i procesit të prokurimit

01 nëntor 2019

Sot organizatat e shoqërisë civile nga Rajoni i Prizrenit organizuan një konferencë për shtyp, ku u bë lansimi i Raportit të Monitorimit të tenderit - NDËRTIMI I PISHINËS OLIMPIKE NË PRIZREN që kishte një vlerë prej 2 milionë e 499 mijë euro.

Raporti i përgatitur nga organizatat: AVOKO, EC Ma Ndryshe, ISDY, KDI, PRAK konstaton se Komuna e Prizrenit ka bërë disa shkelje, qoftë në procedurat deri në nënshkrimin e kontratës, por edhe në menaxhimin e kontratës.

Procedurat e Prokurimit janë udhëhequr nga Komuna e Prizrenit, ndërsa financimi i këtij projekti është bërë nga Komuna dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. “Grupi monitorues ka gjetur shkelje në fazën e parë të prokurimit, në procesin e vlerësimit të ofertave, por edhe në menaxhimin e kontratës. Këto lëshime të bëra nga autoriteti kontraktues rrezikojnë që të kemi një projekt që nuk i plotëson kriteret dhe standardet e parapara në kontratë”, ka thënë Erolina Morina, një nga autoret e këtij raporti monitorues. Gjeni komunikatën dhe publikimin.