Lajmet

Komunat e rajonit të Prizrenit të rrisin buxhetin për mbrojtjen e mjedisit

09 tetor 2019

Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2019 ka theksuar se problemet serioze mjedisore vazhdojnë të ndikojnë në jetesën dhe shëndetin e njerëzve. Sfidat e mbrojtjes së mjedisit sipas këtij raporti kërkojnë më tepër vullnet politik, pasi që ka ngecje në implementimin e politikave publike për adresimin e çështjeve mjedisore.

Në këtë linjë, EC Ma Ndryshe ka kërkuar informata zyrtare nga Komunat: Prizren, Suharekë, Malishevë, Rahovec, Dragash dhe Mamushë, mbi vlerën e buxhetit të planifikuar për mbrojtjen e mjedisit për vitin 2019 dhe për vitin 2020.  Për më shumë gjeni komunikatën.