Lajmet

Udhëzues për ndërtimin e EKO Shkollave

05 shtator 2019

EC Ma Ndryshe ka prodhuar një udhëzues për ndërtimin e eko shkollave në qytetin e Prizrenit. Ky doracaku udhëzues detajon procesin e shndërrimit në shkollë ekologjike duke përfshirë këshilla për politikat se si të zhvillohet, formalizohet dhe zgjerohet më tej modeli dhe metodologjia e shkollës "eko" në shkollat e tjera publike të Prizrenit.

Doracaku mbulon pesë temat kryesore për t’u konsideruar nga shkollat në kuadër të masave transformuese në një Eko Shkollë. Këto tema përfshijnë Ajrin, Ujin, Tokën, Mbeturinat, dhe Energjinë; si dhe masat e sygjeruara për tu ndërmarrë në adoptimin e parimeve të përgjithshme të EKO shkollës.

Për detaje gjeni publikimin këtu: https://ecmandryshe.org/…/190902134454_DORACAKU_ELEKTRONIKE…

Ky aktivitet është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA).