Lajmet

Trajnohen mësimëdhënësit e shkollës Luciano Motroni

17 prill 2019

Një grup mësuesish që ligjërojnë lëndët e shkencave natyrore ishin pjesë e trajnimit të udhëhequr nga Ismet Potera. Në këtë trajnim mësuesit u njoftuan me metodologji të reja të mësimdhënies dhe u dhanë shembuj se si ata mund të bëjnë lidhjen midis lëndëve të tyre mësimore dhe mbrojtjes së mjedisit, në mënyrë që ta bëjnë një temë të tillë më të përpunuar në mësimet e tyre. Mësuesit ishin pedagogë të lëndëve Biologji, Kimi, Fizikë dhe Mjekësi.