Lajmet

Hapësira gjelbëruese në oborrin e shkollës "Bahri Haxha" në Vushtrri

11 korrik 2019

Nxënësi i Shkollës së Aktivizmit, Bleart Hamdiu si shqetësim e ka pasur mungesën e hapësirës së gjelbër në oborrin e shkollës "Bahri Haxha" në Vushtrri. Me qëllim të zgjidhjes së këtij problemi dhe njëkohësisht zbutjes së nivelit të ndotjes së mjedisit, nxënësi ka ardhur me idenë e mbjelljes së fidaneve në oborrin e kësaj hapësire.

Në realizimin e këtij aktiviteti janë përfshirë nxënësit dhe menaxhmenti i shkollës, duke kontribuar në mbjellje.

EC Ma Ndryshe ka mbështetur këtë iniciativë duke trajtuar mungesën e hapësirave të gjelbra përmes inkuadrimit të komunitetit në këtë intervenim.

Aktiviteti është financuar nga projekti "Përkrahja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë, financuar nga Qeveria e Dukatit të madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).