Lajmet

Broshura informuese mbi sëmundjet më të përhapura në Lipjan

20 qershor 2019

Nxënësja e Shkollës së Aktivizmit, Festina Duhlaku me qëllim të informimit të qytetarëve të Lipjanit, ka propozuar përpilimin e disa broshurave informuese për sëmundjet më të përhapura në këtë komunë. Broshurat kanë për qëllim që të rrisin vëmendjen dhe mbështetjen për sensibilizimin, zbulimin e hershëm, trajtimin, si dhe kujdesin për këto sëmundje.

Në këto broshura përveç simptomave të sëmundjeve, është përfshirë edhe numri i personave të prekur për periudhat kohore janar - dhjetor 2018 dhe janar- prill 2019, statistika këto të dalura nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Lipjan.

Aktiviteti është financuar nga projekti "Përkrahja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë, financuar nga Qeveria e Dukatit të madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).