Lajmet

EC ofron praktikat e mira për Komunat e Kosovës

12 qershor 2019

EC Ma Ndryshe ka filluar serinë e takimeve me përfaqësues të komunave nëpër Kosovë, me ç’rast është takuar me nënkryetarin e Komunës së Gjakovës z. Ramadan Hoti si dhe me Drejtorin e Shërbimeve Publike në Komunën e Ferizajit z. Arben Halili, para të cilëve është prezantuar përvoja e organizatës, misioni, aktivitetet si dhe dokumente të ndryshme. Këto takime janë zhvilluar me qëllim që komunave në fjalë t’iu ofrohet një bashkëpunim në lidhje me fushat ku ata e shohin në interes asistencën e organizatës sonë.

Në këto takime janë diskutuar tema të rëndësishme, ku njëra ndër to ishte planifikimi me pjesëmarrje. Zyrtarët komunal kanë shprehur interesim për të aplikuar praktikat e EC-it rreth kësaj fushe në mënyrë që të rrisin nivelin e gjithëpërfshirjes së qytetarëve të këtyre komunave në vendimmarrje dhe planifikim.

Zyrtarët komunal të këtyre dy komunave gjithashtu njoftuan se kanë filluar procesin e përpilimit të Hartës së Barrierave për personat me aftësi të kufizuara, dhe pritet një bashkëpunim mes tyre dhe EC-it për intervenime në disa prej pikave që do të identifikohen në këto harta.

Poashtu, përfaqësuesit e komunave ishin të hapur për asistim në promovimin e trashëgimisë kulturore, në promovim te llogaridhënies dhe transparencës më të madhe ndaj qytetarëve si dhe projekteve për ruajtje te mjedisit, fusha në të cilat EC-i ka një përvojë shumëvjeçare dhe është në gatishmëri që t'i ndajë këto praktika.