Lajmet

Konsultimi publik i hapur për Planin e Menaxhimit të Qendrës Historike të Prizrenit 2019-28

05 qershor 2019

Qëllimi i Planit është përcaktimi i politikave strategjike për mbrojtjen, administrimin dhe zhvillimin bashkëkohor të qëndrueshëm të Qendrës Historike të Prizrenit. Kjo qendër historike, sipas legjislacionit në fuqi është identifikuar si fushë e konservimit arkitekturor, pronë e trashëgimisë kulturore dhe historike nën mbrojtje të përhershme si dhe Zonë e veçantë e mbrojtur me vlera të interesit lokal, shtetëror dhe ndërkombëtar. Ky Plan është rezultat i përpjekjeve shumë vjeçare të institucioneve dhe shoqërisë civile të Prizrenit për mbrojtjen dhe zhvillimin e qendrës historike ex qytetit.

Plani i Menaxhimit për Qendrën Historike të Prizrenit është financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe është hartuar nga Rrjeti i Organizatave të Kulturës në Prizren nën koordinimin e menaxherit të EC Ma Ndryshes Enes Toska dhe kontributit të jashtëzakonshëm të ekipit me ekspert ndërkombëtar Rand Eppich, ekspertet lokale Nora Arapi Krasniqi e Artnet Haskuka dhe një numri të madh konsulentësh profesional, kontribues në proces dhe staf përkrahës.

Plani është publikuar në platformën online për konsultime publike në tri gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës dhe jeni të mirëseardhur të kontriboni me komente deri më 20 Qershor 2019 të cilën mund ta bëni pasi të logoheni në platformë. Në gjuhën shqipe: https://bit.ly/2WEsPY5 angleze: https://bit.ly/2Moxnhv dhe serbe: https://bit.ly/2Z4H7Pg