Lajmet

Bibliotekat po pasurohen nga iniciativat e nxënësve të Shkollës së Aktivizmit

31 maj 2019

Nevoja për pasurimin e bibliotekave me libra dhe me inventarin e nevojshëm është shfaqur si shqetësim edhe prej nxënësve të Shkollës së Aktivizmit nga komuna e Vitisë. Duke qenë se bibliotekave të shkollave ende i’u mungojnë kushtet bazike atëherë nxënësi Jon Devaja ka ardhur me idenë që në shkollën “Nazmi Pajaziti” në Radivojc të intervenohet duke sjellur një raft për mbajtjen e librave dhe pasurimin e saj me tituj të nevojshëm për gjeneratat që vijojnë mësimet aty.

Për grumbullimin e këtyre librave është hapur një thirrje disa javore në kuadër të së cilës janë grumbulluar një numër i konsiderueshëm titujsh. Prandaj, EC falënderon të gjithë ata që kanë kontribuar me fondin e dhuruar të titujve dhe fton edhe qytetarët e tjerë dhe institucionet që të vazhdojnë ta zgjerojnë këtë bibliotekë dhe të tjerat ku ka nevojë.

Aktiviteti është financuar nga projekti \"Përkrahja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë, financuar nga Qeveria e Dukatit të madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).\"