Lajmet

Ulëse për nxënësit e Qendrës së Kompetencës në Ferizaj

14 maj 2019

Sot janë vendosur ulëset në oborrin e Qendrës së Kompetencës në Ferizaj, iniciativë kjo e realizuar me propozim të Samir Selmani, nxënës i Shkollës për aftësimin e të rinjve për aktivizëm në komunitet të mbajtur në kuadër të projektit AktRural (RuralAct). Kjo iniciativë ka pasur qëllimin e vënies në funksion dhe shfrytëzimit të kësaj hapësire nga nxënësit e kësaj Qendre.

Aktiviteti është financuar nga projekti "Përkrahja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë, financuar nga Qeveria e Dukatit të madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)."