Lajmet

Shënohet Dita e Tokës

22 prill 2019

Në kuadër të projektit “EKO Shkolla” sot Klubi i Ambientit nga shkolla “Luciano Motroni” ka shënuar Ditën e Tokës. Këta të rinjë kanë vendosur që sot ta shënojnë këtë ditë përmes pikturimit të disa imazheve që përcjellin mesazhe sensibilizuese për mbrojtjen e ambientit. Pas përfundimit të pikturimit të rinjtë i kanë ekspozuar këto punime para kalimtarëve.

Përveç kësaj, ky Klub gjithashtu ka bërë mbjelljen e dy blinjve në Kej me qëllim të shtimit të gjelbërimit në këtë hapësirë, dhe njëkohësisht ka sfiduar Gjimnazin “Gjon Buzuku” që të vazhdojë me një mbjellje të tillë dhe ta përcjellë sfidën tek një shkollë tjetër.

Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA).