Lajmet

Murale në murin e Moronicës në Junik

01 prill 2019

Në Junik është realizuar iniciativa e radhës e cila si propozim ka dalur nga Dardane Shala nxënëse e Shkollës për aftësimin e të rinjve për aktivizëm në komunitet të mbajtur në kuadër të projektit AktRural (RuralAct). Idea e kësaj iniciative ishte realizimi i muraleve në murin e Moronicës me qëllim të përmirësimit estetik dhe shtimit të atraktivitetit të kësaj zone.

Të rinjtë e Junikut kanë punuar vullnetarisht gjatë dy ditëve për realizimin e kësaj iniciative nën mentorimin e Blerina U. Sallaj dhe Sindije Idrizi, duke ftuar kështu edhe të rinjë e tjerë që të vazhdojnë me realizimin e punimeve të tilla.

Aktiviteti është financuar nga projekti \"Përkrahja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë, financuar nga Qeveria e Dukatit të madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).\"