Lajmet

Edukimi, vetëdijesimi publik dhe aktivizmi i komunitetit për mbrojtjen e ambientit

27 mars 2019

EC Ma Ndryshe në kuadër të projektit \"EKO Shkolla\" ka filluar serinë e trajnimeve mbi edukimin mjedisor për nxënësit e shkollës \"Luciano Motroni\" në Prizren. Këto trajnime janë dizajnuar me qëllim të njoftimit të nxënësve me çështjet aktuale mjedisore dhe alternativat për mbrojtjen e ambientit nëpërmjet mënyrave të ndryshme të aktivizmit. Në ditën e parë të këtij trajnimi nxënësit patën rastin që të njoftohen rreth projektit në përgjithësi nga përfaqësuesit e EC-it për të vazhduar pastaj punën bashkë me Flaka Xërxa Beqiri mbi temën \"Edukimi, vetëdijësimi publik dhe aktivizmi i komunitetit për mbrojtjen e ambientit\". Këta nxënës fillimisht dëgjuan ligjëratën mbi këtë temë dhe vazhduan punën në grupe për të trajtuar një problem mjedisor të përzgjedhur nga ta.

Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA).