Lajmet

EC ndan përvojën me maturantët e Gjimnazit "Loyola"

14 dhjetor 2018

EC me ftesë të Gjimnazit "Loyola" sot ka realizuar një sesion informues për nxënësit e kësaj shkolle, ku u prezantuan misioni dhe aktivitetet e organizatës. Qëllimi i mbajtjes së këtij takimi ishte sjellja e shembujve të aktivizmit tek të rinjtë dhe informimi i tyre mbi mekanizmat që mund t'i përdorin për sjelljen e ndryshimeve në komunitetin ku jetojnë.