Lajmet

Urbanizmi i Prizrenit me përqindje të ulët të hyrave vetjake në vitin 2016

03 maj 2017

Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Komunën e Prizrenit ka realizuar përqindje të ulët të hyrave vetjake gjatë vitit 2016. Në raportin mbi realizimin e buxhetit për periudhën janar-dhjetor 2016 thuhet se arkëtimi i të hyrave nga shfrytëzimi i tokës dhe lejet e ndërtimit është jo i kënaqshëm.

“Realizimi i të hyrave të vitit 2016, është jo aq i kënaqshëm në arkëtimin e  të hyrave nga shfrytëzimi i pronës komunale 29 për qind; shfrytëzimi i tokës dhe lejet e  ndërtimit 36 për qind; licencat për lojëra zbavitëse, pije alkoolike, reklama, shpallje etj./lejet 34 për qind”, thuhet në raport.  Lexo komunikatën.