Lajmet

Trotuare të qasshme për të gjithë

18 mars 2017

EC Ma Ndryshe në bashkëpunim me OPDMK, të shtunën, kanë realizuar performancën publike “Trotuare të qasshme për të gjithë”, përmes të cilit aktivitet kanë reaguar ndaj neglizhencës dhe pasivitetit të autoriteteve komunale në ndërmarrjen e masave adekuate për sigurimin e lëvizjes së lirë në trotuaret dhe rrugët kryesore të qytetit të Prizrenit për Personat me Aftësi të Kufizuara.

Përmes këtij aktiviteti, në mënyrë simbolike përkatësisht duke vendosur një pjerrinë në një trotuar (në Urën e Arastës) në rrugën “Remzi Ademaj” është theksuar e drejta e PAK-ve për qasje dhe lëvizje të lirë dhe më të sigurt brenda zonës urbane. Lexo komunikatën.