Lajmet

Raste simbolike të ndjekjes për ndërtimet pa leje dhe dëmtimin e Trashëgimisë Kulturore

30 dhjetor 2016

Organet e drejtësisë janë aktivizuar sa i përket shqyrtimit të rasteve që kanë të bëjnë me ndërtime pa leje dhe dëmtimin e Trashëgimisë Kulturore në Prizren, ani pse statistikat e tremujorit të tretë të vitit 2016 janë simbolike në këtë drejtim. 

Në tremujorin e tretë të vitit 2016, Gjykata Themelore e Prizrenit lidhur me ndërtimet pa leje dhe dëmtimin e Trashëgimisë Kulturore ka raportuar se në departamentin e përgjithshëm ka 2 lëndë në procedurë gjyqësore, derisa te krimet e rënda ka 1 lëndë në procedim sa i përket trashëgimisë kulturore. Lexo komunikatën.